Këshilli i përgjithshëm i LDK-së, edhe sot nuk ka arritur të përpiloj të gjithë emrat e kandidatëve në listë për deputetë, shkruan “Bota sot”
Burime të gazetës “Bota sot”, brenda Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, bëjnë të ditur se Fatmir Sejdiu, Teuta Rugova dhe Skender Hyseni, janë disa nga figurat e rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nuk do të jenë në listën zgjedhore të 6 Tetorit.
Ndryshe, në këtë mbledhje, sikurse janë zotuar edhe më herët, janë pajtuar që në listën e LDK-së mos të ketë njerëz me aktakuza.
Deri më tani, Naser Osmani dhe Lutfi Zharku, kanë bërë të ditur se nuk do të jenë në garën e 6 Tetorit, teksa pas pak kohësh pritet të mësohen emrat e rinj të cilët do t’i futen garës për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë