Deputeti i Lëvizjes për Bashkim në koalicion me PDK-në, Raif Qela, ka treguar arsyet pse ai dhe tre deputetë të tjerë nuk do ta votojnë demarkacionin.
Ai ka treguar që në takimin e sotëm me ambasadorin amerikan Greg Delawie, ai u ka bërë të qartë qëndrimin amerikan për demarkacionin, dhe e ka konsideruar si çështje të veçantë për Kosovën.
“Na tha të votohet demarkacioni, gjithashtu tha se është e udhës që ne patjetër ta votojmë atë, por pa imponime”, tha Qela në Interaktiv të KTV’së.
Ai këtë e konsideron si qëndrim të qartë nga ana e ambasadorit e jo nxitje pasi kjo është në interes të Kosovës.
Qelaj ka thënë se Delawie ka bërë të ditur se Kosova, sipas tij, do të ketë probleme në integrimet evropiane në rast se nuk votohet demarkacioni.
Deputetët që nuk do ta votojnë demarkacionin janë Raif Qela, Nait Hasani, Labionotë Demi dhe Shaip Muja.
Qela ka thënë se edhe Kadri Veseli ka tentuar të ua ndërroj mendjen, por duke parë qëndrimet e tyre.
“Nesër do të duhej të mbahej mocioni kundër qeverisë, e kjo varet a do t’i ketë votat, tha ai.
Lëvizja për Bashkim do të votoj kundër, pasi përplasjet po vazhdojnë e kjo qështje sipas tij, do t’i bartet gjeneratave të ardhme, e për këtë ka thënë më mirë është të shkohet në arbitrazh.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...