Tetë persona janë intervistuar nga Komisioni hetimor parlamentar lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq në mars të këtij viti.
Komisioni ka intervistuar zyrtarët e Policisë së Kosovës prapa dyerve të mbyllura.
Zyrtarët e intervistuar janë: Fazli Fazliu, shef i Departamentit për të Huaj në Aeroport, Ibrahim Mustafa nga Departamenti për Emigrim në Aeroport, Rrustem Haliti, zyrtar policor në Aeroport, Hamit Rukiqi, zyrtar policor, Xhemajl Krasniqi, Naile Cakolli, nënkoloneli Shaban Guda dhe drejtori i Departamentit të Kufirit, Rrahman Sylejmani.
Pas intervistimit të katër prej tyre, para mediave ka folur kryetari i Komisionit, deputeti Xhelal Sveçla, i cili tha se janë intervistuar zyrtarë policorë të Kosovës, “të cilët ose kanë marrë pjesë ose kanë qenë përgjegjës në Aeroportin e Prishtinës”.
“Tash do të vazhdojmë me zyrtar tjerë policorë”, tha Sveçla.
Meqë njëri nga të intervistuarit kishte thënë se ishte thirrur gabimisht në intervistë, këtë e mohoi kryetari i Komisionit.
Pas një pauze, ka filluar intervistimi i zyrtarëve të tjerë policorë.
Intervista me zyrtarët policorë ka zgjatur 9 orë.
Të intervistuarit kanë raportuar në Komision për veprimet e tyre në ditën kur Kosova deportoi gjashtë shtetas turq për në Turqi.
Ishte vetëm drejtori i Drejtorisë për Emigracion, Rrahman Sylejmani, ai që tregoi se është intervistuar për veprimet që janë ndërmarrë në ditën e deportimit të shtetasve turq.
Ai tha se intervista me të ishte më e gjata.
“Ka zgjatur pasi që ka zgju kureshtje më të madhe. Kam qenë personi më kyç në atë hallkën e angazhimit, të veprimit”, ka thënë Sylejmani.
E kryetari i Komisionit, Xhelal Sveçla, tregoi se do të intervistohen edhe persona të tjerë.
Në mesin e tyre edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tani shef i AKI-së, Shpend Maxhuni.
“Do të intervistohen edhe zyrtarë të tjerë, do të intervistohet edhe drejtori i Policisë (Shpend Maxhuni)”, shtoi ai./kallxo.com
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës