Këta janë tre anëtarët e rinj të VV-së

11:28 | 29 Shtator 2019
Arbresh.info

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Vesel Bojku, Enver Gruda dhe Hysni Terziu janë bërë pjesë e kësaj partie.

“Vesel Bojku nga Dardana është veprimtar i çështjes kombëtare që nuk është ndalur së punuari për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe aspiratën e tyre për bashkim”.

“Enver Gruda nga Skënderaj si ish pjesëtar i UÇK-së, ka përfunduar Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës dhe magjistraturën në Zagreb për shpeztar. Ai ka përvojë në drejtimin dhe menaxhimin e fermave të zogjve dhe është themelues i ndërmarrjes NSh “Gruda” që merret me produkte dhe shërbime në fushën e agrobiznesit”.

“ Kurse Hysni Terziu nga Fushë-Kosova bartë titullin Doktor Shkence për ekonomi dhe është anëtarë i Këshillit Drejtues të Universitetin Publik “Ushkin Hoti” në Prizren ku edhe ligjëron pas një përvoje të gjatë pune në Kolegje dhe Universitete Private. Guximi dhe ndershmëria e provuar, prodhimi dhe dija për ekonominë na drejtojnë nga një e ardhme më prosperuese për të gjithë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme