Në Kuvendin e nëndegës së LDK’së së Isa Mustafës që u mbajt dje në Mat të Prishtinës, u shkepën, grushte, shqelma e hodhën edhe karrige. Pati të lënduar e edhe të arrestuar, ndër ta edhe organizatori i tubimit zgjedhor.
Gazeta Express, ju sjellë emrat e të gjithë të arrestuarve nga ky tubim si dhe deklaratat që ata i kanë dhënë pas arrestimit në polici.
Nisi si një Kuvend Zgjedhor i partisë, por përfundoi si ring boksi. U deshtë që të ndërhynte policia që ta qetësojë situatën ku u arrestuan pesë persona.
Por si ndodhi e gjithë rrahja në LDK e cila dje u shndërrua në ngjarjen kryesore të ditës?
Gjatë pasdites të së dielës rreth orës 18:00 në shkollën ‘Mitrush Kuteli’ në Matiqan po mbahej Kuvendi Zgjedhor i LDK’së.
Në kohën kur po bëhej numërimi i votave të pjesëmarrësve në votim nga komisionarët e numërimit Xheladin Krasniqi si dhe Visar Gashi, kanë nisur paqartësitë dhe situata është tensionuar. Përleshja kishte filluar në orën 17:30 e policia ka arritur që të jetë në vendin e ngjarjes dhjetë minuta pas, pra në 17:40.
Por, dëmet veçse ishin bërë, shumë grushte e shqelme ishin dhënë në mes të simpatizantëve të së njëjtës parti. E kur policia arriti në vendin e ngjarjes, e qetësoi situatën. Por mbetën të lënduar organizatori i kuvendit, Sherif Vrajolli e kundër kandidati për kryetar i kuvendit në Matiqan, Remzi Gashi. Lëndime po ashtu mori edhe Avdullah Krasniqi.
E në mes të gjithë kësaj situate mbetën të arrestuar gjashtë persona.
Remzi Gashi, Xhelatin Krasniqi, Avdullah Krasniqi, Sherif Vrajolli, Behar Gashi e Visar Gashi janë personat që u arrestuan nga ana e policisë pas përleshjes që e patën me njëri-tjetrin dje në Kuvendin Zgjedhor të LDK’së.
E në cilësinë e të dyshuarve në mbajtje me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar Visar e Behar Gashi. Të njëjtit do të qëndrojnë në paraburgim deri në një masë tjetër.
Pas përleshjes fizike në mes anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin zgjedhor në Mat, Sherif Vrajolli është zgjedhur kryetar i kësaj nëndege. Ndërsa nënkryetar është zgjedhur Kreshnik Hoxha.
E gjithë kjo, dyshohet po ndodhë mes përçarjes së madhe, në mes Hazir Borovcit dhe Arban Abrashit. Sherif Vranjolli, gëzon mbështetjen e Hazir Borovcit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...