Këta janë qentë që zbulojnë drogën, kontrabandën dhe krimet në Kosovë (Foto)

12:59 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës, 18 vjet pas përfundimit të luftës, është strukturuar me të gjitha njësitet e saj moderne, nga ato elite për intervenim të shpejtë e deri te patrullat rrugore dhe ato të zakonshme në lokalitet.

Ndërsa strukturën policore e kompleton edhe një njësit i quajtur “K-9”, i cili karakterizohet me qen të trajnuar në mënyrë profesionale, ka për qëllim luftimin e krimit dhe terrorizmit.

Ky njësit operon në gjithë territorin e Republikës për intervenime të caktuara, raporton “Zeri.info”.

Njësiti “K-9” është themeluar nga viti 2002 dhe i certifikuar një vit më vonë, fillimisht kishte vetëm 7 qen, të cilët ishin të trajnuar nga instruktorë të UNMIK-ut, ndërsa tani janë afro pesëdhjetë qen, 17 zyrtarë policorë, kurse në Departamentin e Policisë Kufitare janë 32.

qqqqq_1487848328-4438337 q_1487848317-8318847 qq_1487848321-5239391 qqq_1487848325-6541172

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme