Që nga paslufta, në Kosovë ka pasur disa kryeministra që nuk ishin në garë për këtë post.
Ndryshe nga ta, në këto zgjedhje është, Albin Kurti, që synim e ka të jetë shef qeverie por që i është pamundësuar të marrë pjesë në garën zgjedhore.
Emir Abrashi nga “Demokraci Plus”, deklaron se para tij ka pasur edhe të tjerë që në periudha të ndryshme janë emëruar në krye të qeverisë, njofton Klan Kosova.
“Në Kosovë pas luftës i kemi edhe dy raste të tjera, është Bajram Rexhepi, kryeministri i parë i pasluftës, në fakt Hashim Thaçi, ka qenë kryeministër provizor, por pas konstituimit të institucioneve ka qenë Rexhepi. Edhe në 2006 ka qenë, Agim Çeku, si figurë konsensuale, pas një destabiliteti” deklaroi Abrashi.
Këta ishin zgjedhur në rrethana të ndryshme. Ndërkaq emërimi i Kurtit potencialisht në këtë situatë, sipas Abrashit, mund të nxitë partitë që mund të mbesin në opozitë që të kërkojnë interpretim nga Kushtetuesja, nëse Kurti ka të drejtë të qëndrojë si shef qeverie, përderisa i është ndaluar kandidimi.
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...