Këta janë pjesëtarët e UNMIK-ut që u zunë duke vjedhur, shtetasja ruse me veprimtari të dyshimtë në Kosovë

17:20 | 6 Shkurt 2019
Arbresh.info

Iana (Andreu) Minochkina, shtetase ruse, si dhe bashkëshorti i saj, Luis (Menduh) Bekteshi, shtetas shqiptar, dytë pjesëtarë të UNMIK-ut, janë arrestuar 3 ditë më parë për vjedhjen e një çante/kuletë në “Beneton”.

Prokurori kujdestar, Rrahim Podvorica, fillimisht nuk kishte lejuar që të intervistohen apo të iniciohet rast ndaj tyre, por më vonë i kishte kontaktuar hetuesit kujdestarë, duke i udhëzuar që të ftohen palët e dyshuara dhe ndaj tyre të iniciohet rasti: Vjedhje.

Ky rast tani është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve, kurse rusja Iana Minochkina dhe bashkëshorti i saj nga Shqipëria, Luis Bekteshi, ishin liruar menjëherë në procedurë të rregullt.

Por, kush është rusja Iana (Andreu) Minochkina, e cila është zënë duke vjedhur në “Beneton”?

Ajo është drejtoreshë ekzekutive e organizatës joqeveritare “Perspektiva”, me lokacion në Durrës. Para se të vinte në Kosovë, Minochkina kishte punuar edhe në Shqipëri.

Po ashtu, ajo një kohë kishte punuar edhe si ambasadore e të rinjve në OSBE.

Në bazë të informacioneve që posedon Ballkani.info nga burime brenda organeve të sigurisë, përkatësisht në Policinë e Kosovës dhe AKI, veprimtaria e ruses Iana Minochkina është tejet e dyshimtë në Kosovë.

Qasja e saj në institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë përmes aktiviteteve për të rinjtë në kuadër të UNMIK-ut, si dhe shtrirja e ndikimit të saj për gjoja ngritjen e vetëdijes dhe përmirësimin e edukimit të tyre, derisa në anën tjetër zihet duke vjedhur, vë në pikëpyetje tërë angazhimin “qëllimmirë” të saj.

Nga organet e sigurisë në vendin tonë, Iana (Andreu) Minochkina mësohet se ka kohë që është e dyshuar edhe për përfshirje në aktivitete spiunazhi në Kosovë, për interesa të shërbimeve sekrete ruse.

Me aktivitetin e saj, ajo gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë shumë e angazhuar edhe për krijimin e një opinioni të mirë për Federatën Ruse tek të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Madje, sipas burimeve të Ballkani.info, Minochkina ka raporte të mira edhe me vetë shefin e zyrës ruse në Kosovë.

Rusia po vazhdon të bëjë përpjekje serioze për rritjen e ndikimit të saj në Ballkanin Perëndimor, përfshirën edhe në Kosovë, si dhe tashmë ekziston hapur një luftë e saj diplomatike për të dobësuar Bashkimin Evropian dhe përmbushur interesat e veta në rajonin tonë.

Rasti i vjedhjes së ruses Iana Minochkina dhe e bashkëshortit të saj nga Shqipëria, Luis Bekteshi, pjesëtarë të UNMIK-ut, së shpejti pritet të trajtohet edhe nga vetë UNMIK-u në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme