Google ADS

Këta janë personat që u ankuan në PZAP

17:57 | 30 Qershor 2017
Arbresh.info

Anëtarët e subjekteve politike, apo vetë subjektet politike kanë pasur afat deri sot në orën 14:00 që të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Kjo e fundit tashmë ka bërë publike emrat e atyre që janë ankuar për shkelje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

Ankuesit kryesisht kanë shprehur ankesat e tyre për parregullsi gjatë numërimit të votave, si dhe për mospërputhje me rezultatet që ka paraqitur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

Për parregullësi në numërim të votave janë ankuar: Lutfi Zharku, Nuredin Ibishi, Muhamet Mustafa, koalicioni LDK-AKR, Blerim Grainca, Elmi Reçica, etj.

Kurse, për mospërputhje në numrin e votave të paraqitura në FRK me ato të KQZ-së është ankuar kandidatja për deputete Labinotë Demi-Murtezi, koalicioni LDK-AKR në degën e Podujevës, etj.

Ankesë ka paraqitur edhe koalicioni PDK-AAK-Nisma për mungesë të votave.

Lëvizja Vetëvendosje ka parashtruar ankesa për votim pa dokumente valide, fotografim të votës, votim të dyfishtë e ndikim të votës, raporton IndeksOnline.

Kandidatë tjerë për deputetë që janë ankuar janë edhe Muharrem Nitaj, Selvije Halimi, Fatmir Xhelili, Myzejene Selmani, e të tjerë. Partitë e vogla që kanë deklaruar ankesat në PZAP janë: Partia Fjala, Partia Liberale Egjiptiane, KDTP, SLS, etj.

Ndryshe, PZAP që nga mbyllja e afatit për ankesa, ka kohë 72 orë që t`i rishqyrtojë këto ankesa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme