Këta janë përfaqësuesit e Qeverisë, Kuvendit të Kosovës dhe Vetëvendosjes në seancën dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese

10:11 | 2 Dhjetor 2020
L G

Ka nisur seanca dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së votës së deputetit Ehtem Arifi në formimin e Qeverisë Hoti.

Në këtë seancë avokati Besnik Berisha përfaqëson zyrën e kryeministrit Avdullah Hoti, kabineti i kryetares së Kuvendit të Kosovës përfaqësohet nga Artan Murati, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje përfaqësohet nga deputeti Artan Abrashi dhe  anëtari i  partisë, Blerim Sallahu, raporton arbresh.info.

Komisioni Qendror e Zgjedhjeve (KQZ)  përfaqësohet nga kryetarja, Valdete Daka, Kështilli Gjyqësot i Kosovës përfaqësohet nga Astrit Hoti.

Ndryshe, që nga muaji qershor, menjëherë pas votimit të qeverisë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV kishte dorëzuar kërkesën për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputeti Etem Arifi, për Qeverinë Hoti, në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas VV-së, provat dëshmojnë qartazi se deputeti Etem Arifi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe për rrjedhojë ka humbur mandatin e deputetit. /arbresh.info/

Të ngjashme