Këta janë liderët botëror që uruan presidenten Osmani për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

17:03 | 19 Shkurt 2024
E.H

Me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pranuar telegrame urimi nga liderë të ndryshëm botëror.

Përmes një komunikate për media nga Presidenca, kanë bërë liderët botëror të cilët uruan 16 vjetorin e Pavarësinë së Kosovës, përcjell Arbresh.info.

“Për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, krahas letrave të shteteve të QUNIT-it, Shqipërisë dhe Turqisë, tanimë të publikuara, Presidentja e Republikës së Kosovës ka pranuar letra urimi edhe nga:

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen
Guvernatori i Përgjithshëm i Australisë, David Hurley
Mbreti Philippe i Belgjikës
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan
Presidenti i Estonisë, Alar Karis
Guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë, Mary Simon
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović
Mbreti Willem-Alexander i Holandës
Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak
Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani
Emiri i Kuvajtit, Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
Presidenti i Maldiveve, Mohamed Muizzu
Princi Albert II i Monakos
Mbreti i Arabisë Saudite, Salman of Saudi Arabia
Kapitenët Regjent të San Marinos, Filippo Tamagnini dhe Gaetano Troina
Presidenti i Senegalit, Macky Sall
Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar
Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd
Sekretarja e Përgjithshme e Org. Ndërkombëtare të Frankofonisë, Louise Mushikiwabo”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info.

Kliko KËTU për të parë telegrafet e urimeve nga liderët botëror 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme