Këta janë kryetarët fitues të komunave, Shtime, Viti, Vushtrri, Mamushë dhe Kllokot

12:28 | 20 Nëntor 2021
S D

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në raundin e dytë për kryetarë të komunave shkruan arbresh.info.

Në komunën e Shtimes fitues është Qemajl Aliu nga Vetëvendosje me 50.67%, ndërsa Naim Ismajli nga PDK ka marrë 49.33

Në komunën e Vitisë fitues është Sokol Haliti nga LDK me 51.44%, ndërsa Arsim Ademi nga Vetëvendosje ka marrë48.56%.

Në komunën e Vushtrrisë fitues është Ferit Idrizi nga PDK me 53.19%, ndërsa Xhafer Tahiri nga LDK ka marrë46.8

Në komunën e Mamushës fitues është Abdulhadi Krasniçi nga Kosova Demokratik Turk Partisi me 63.19%, ndërsa Arif Butuç nga Kosova Adalet Turk Partisi ka marrë 36.81%.

Në komunën e Kllokotit fitues është Vladan Bogdanoviq nga Lista Serbe me 55.12, ndërsa Strahinja Spasiq nga Sprspka Narodna Sloga ka marrë 44.88%.1%./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme