Këta janë kryeshefat e rinj të KEK-ut, Telekomit të Kosovës dhe Infrakosit

21:49 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përmes një shkrimi në facebook ka bërë të ditur emrat e u.d. kryeshefave të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos.

“Z. Luigj Ymeri, znj. Burbuqe Hana dhe z. Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos”, ka shkruar Kurti në facebook.

Kurti tutje ka shkruar se do të vazhdojnë të ndalin gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike.

Postimi i tij i plotë:

Z. Luigj Ymeri, znj. Burbuqe Hana dhe z. Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos. Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan z. Nijazi Thaçi, z. Bedri Istrefi dhe z. Agron Thaçi.

Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike. Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i parë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme