Këta janë kandidatët që synojnë pozitën e Guvernatorit të BQK-së

14:43 | 19 Dhjetor 2022
L G

Për pozitën e Guvernatorit/es të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, kanë aplikuar disa persona.

Garës për guvernator-e, të BQK-së, i kanë mësyrë Fehmi Mehmeti, guvernantori aktual, Nexhat Kryeziu anëtar i Bordit aktualisht në BQK, Shkendije Himaj, ish-punonjëse në BQK, Emanuel Bajra, Mentor Nimani, Bezad Halilaj, Artan Ajazaj, Valdrin Krasniqi, Mentor Geci, Genc Rraci dhe Ardian Uka.

Ndryshe bazuar në nenin 38 të Ligjit mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Paneli i Bordit të Bankës Qendrore (BQK) ka publikuar kriteret që një kandidat duhet t’i plotësojë për këtë pozitë, raporton RTKlive. Të jetë me integritet dhe të ketë përgatitje universitare, të ketë minimum dhjetë (10) vite përvojë profesionale ose akademike në fushat e ekonomisë, financave, bankave, kontabilitetit apo çështje juridike; të ketë njohuri në zhvillimin dhe implementimin e politikave të rëndësishme të lidhura me misionin, objektivat dhe detyrat e BQK-së, të ketë përvojë dhe aftësi menaxheriale, të përmbushë kërkesat nga neni 40 i Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Emërimi do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit.

Lista e kandidatëve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili do të përzgjedhë një individ. Miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti/ja i/e Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84.27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38.2 të Ligjit të BQK-së./arbresh.info/

Të ngjashme