Ende pa përfunduar mirë “lufta” mes partive për krijimin e institucioneve qendrore të vendit, një tjetër “luftë” për faktorizim ka nisur brenda llojit
Figura nga më të ndryshme politike kanë nisur lobimin e tyre brendapartiak për ta siguruar kandidaturën për kryetar komune në zgjedhjet e 22 tetorit 2017.
Derisa disa prej personave më me ndikim të partive janë të paprekshëm në këtë drejtim, të tjerë po shtyhen me bërryla me bashkëpartiakët e tyre për nominimin e partisë. Padyshim, lufta më interesante edhe kësaj radhe pritet që të zhvillohet në kryeqytet, shkruan Zeri.
Derisa lëvizja “Vetëvendosje” e ka të qartë kandidatin e saj për Prishtinën, Lidhja Demokratike e Kosovës është duke konsideruar disa nga figurat e saj kryesore për kryeqytetin. Deri më tani emrat më të lakuar në LDK për të garuar në zgjedhjet komunale në Prishtinë janë: Vjosa Osmani, deputetja më e votuar femër në Kosovë, si dhe Ismet Beqiri, ish-kryetar i Prishtinës.
Garë e fortë mes partive politike pritet të zhvillohet edhe në Ferizaj, Gjilan, Prizren, Mitrovicë, Kaçanik, në Fushë Kosovë, etj.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...