Rreth dy muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, partitë politike kanë filluara t’i prezantojnë kandidatët e tyre për kryetarë komunash.
Partia Demokratike e Kosovës (DPK), i cila aktualisht qeverisë në dhjetë komuna deri më tani ka zyrtarizuar vetëm kandidaturën e Sokol Bashotës në Klinë dhe të Ferit Idrizit në Vushtrri. Ndërsa, sipas paralajmërimeve të kësaj partie gjatë ditëve në vijim do të prezantohen kandidatët e saj në të gjitha komunat, shkruan lajmi.net.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që aktualisht qeverisë në nëntë komuna, deri më tani ka zyrtarizuar kandidatët e saj për kryetarë në 13 komuna: Agim Veliu – Podujevë , Lutfi Haziri – Gjilan, Haki Rugova – Istog, Gazmend Muhaxheri – Pejë, Muharrem Sfarqa – Ferizaj, Imri Ahmeti – Lipjan, Burim Berisha – Fushë Kosovë, Sokol Haliti – Viti, Sali Asllanaj – Suharekë, Selim Januzi – Dragash, Bajrush Ymeri – Novobërdë, Selim Shabani – Shtime, Shaip Surdulli – Kamenicë.
Kurse, Lëvizja Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e vitit 2013 fitoi vetëm në Prishtinë, deri më tani ka zyrtarizuar kandidatët e saj për kryetarë në 9 komuna: Shpend Ahmeti – Prishtinë, Driton Çaushi – Gjakovë, Sami Kurteshi – Gjilan, Shemsi Elezi – Drenas, Sali Zyba – Suharekë, Bashkim Nurboja – Pejë, Selatin Retkoceri – Lipjan, Agron Avdijaj – Istog, Sali Salihu – Viti.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deri më tani ka zyrtarizuar kandidaturën e Arbër Vllahiut në Prishtinë dhe të Ardian Gjinit në Gjakovë.
Ndërkohë, Nisma për Kosovën në Prizren do të synoj pushtetin me Zafir Berishën.
Janë përmendur edhe disa emra për kandidatë për kryetarë komunash, por deri më tani këta janë zyrtarizuar. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor.
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup
Ata mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë, njerëzit e pas...
Pse nuk duhet ta mbani telefonin afër kur flini?
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën
Sara i kërkon falje Xuxit, a e pranoi ai?