Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Kryesisë së LDK-së e udhëhequr nga kryetari Lumir Abdixhiku.
Në njoftimin e saj për media, LDK ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për kryetarë të nëntë komunave, shkruan arbresh.info.
Kryesia e LDK-së ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të këtyre komunave:
Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama; Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni; Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri; Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala; Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti; Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha; Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti; si dhe Xhafer Tahiri kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë .
Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktual të Degëve, do të orgnizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.
Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan.
Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së. /arbresh.info/
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës