Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar emrat e kandidatëve të saj për kryetar të komunave në zgjedhjet e tetorit,raporton arbresh.info.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa pas përfundimit të mbledhjes që pati me degët e kësaj partie, bëri të ditur se tema kryesore e takimit ishin zgjedhjet lokale.
“Partia ka vendosur që në Podujevë të kandidoj me Agim Veliu, në Gjilan Lutfi Haziri, Lipjan Imri Ahmeti, në Ferizaj do kandidojmë me Muharrem Sfarqen, në Novoberd kandidat për kryetar do të jetë Bajrush Imeri, në Shtime Selim Shabanin, në Kamenicë Shaip Surdulli në Pejë Gazmend Muhaxheri dhe në Viti Sokol Haliti, në Suharekë Sali Asllanaj, në Fushë Kosovës Burim Berisha, Dragash Selim Kryesiu, Istog Haki Rugova”, tregoi Mustafa.
Sipas Kreut të LDK-së ende nuk është vendosur se cilët janë kandidatë për kryetar të Prishtinës, Prizrenit. Për këto komuna dhe disa të tjera Mustafa tha se do të vendoset javën e ardhshme.
Ai tha se LDK do të bëj çmos për të rifituar Prishtinën dhe për të marr Prizrenin./arbresh.info
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...