Google ADS

Këta janë emrat e 19 kosovarëve të dënuar në Maqedoni

16:01 | 2 Nëntor 2017
M. A.

Nga 25 të dënuarit në “Grupin Kumanova”, sot në Maqedoni, 19 prej tyre janë shtetas të Kosovës

Më poshtë mund t’i lexoni emrat e të gjithë kosovarëve që janë dënuar të enjten në Maqedoni, shkruan arbresh.info.

  1. Enver Hoxha- Klai, qytetar i Kosovës njëkohësisht shtetas i Gjermanisë, është dënuar me 40 vite burg,
  2. Lendrit Rustemaj, i lindur më 24 janar 1991, me vendbanim në Gjakovë, është dënuar me 20 vite burg,
  3. Rufki Dogani, është dënuar me 40 vite burg,
  4. Hjarush Abdia, i lindur më 20 janar 1974, me vendbanim në Gjakovë, është dënuar me 20 vite burg,
  5. Betim Kabashi, i lindur më 4 janar viti 1992, me vendbanim në Prizren, është dënuar me 40 vite burg
  6. Shefqet Hallaqi, i lindur më 31 korrik viti 1981, me vendbanim ne adresën “Edin Duraku”, numër 134, Prizren, është dënuar me 40 vite burg
  7. Bek Bajra, i lindur më 16 shtator viti 1979, me vendbanim në Gjilan, është dënuar me burg të përjetshëm,
  8. Fatmir Reçica, i lindur më 01 maj 1986, me vendbanim në Lipjan, është dënuar me 40 vite burg,
  9. Fadil Elshani, i lindur më 6 nëntor viti 1975, me vendbanim në adresën “Zhavid Sula”, Suharekë, është dënuar me 20 vite burg,
  10. Adrian Bujari i lindur me 16 dhjetorë 1975, Duhël, Suharekë, është dënuar me 40 vite burg,
  11. Esat Kafexholli, i lindur më 25 mars të vitit 1985, me adresë në Belanica, Malishevës, është dënuar me 40 vite burg,
  12. Lirim Krasniqi, i lindur më 10 shtator të vitit 1989, me vendbanim në Ferizaj, është dënuar me 40 vite burg,
  13. Valdet Zekaj, i lindur më 9 korrik të vitit 1978, më vendbanim në adresën “Maria Shllaku” nr.49, Pejë, është dënuar me burgim të përjetshëm,
  14. Mirsad Qerimi, I lindur më 25 nëntor të vitit 1986, me vendbanim në adresën “Muharem Fejza”, Nr.15, Prishtinë, është dënuar me 20 vite burg,
  15. Demë Shehu, i lindur më 20 prill të vitit 1980, me adresë në Deçan –Junik, është dënuar me burgim të përjetshëm,
  16. Sami Ukshini, i lindur më 15 tetor të vitit 1967, me vendbanim në adresën Nënë Tereza pn, është dënuar me 40 vite burg,
  17. Genti Sefaj- i cili është nga Lushnja por ka shtetësi të Kosovës, i lindur më 18 prill të vitit 1973, me vendbanim në Ferizaj, është dënuar me 40 vite burg,
  18. Andi Krasniqi ose Muhamet Krasniqi, i lindur më 10 prill të vitit 1970, me vendbanim në adresën “Sali Nevica” numër 14 Prishtinë, është dënuar me burgim të përjetshëm,
  19. Bajram Elshani, i lindur më 15 korrik të vitit 1987, me vendbanim në Suharekë, është dënuar me 40 vite burg.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme