Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është pritur me nderime të larta në Buckingham Palace, ku edhe u taku me Mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Elizabeth II.
Nën antonimin e himnit shtetërorë, Jahjaga ishte pritur në hyrje të pallatit të Lartmadhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II-të shtatë vjet më parë.
Ky ishte takimi i parë zyrtarë i një përfaqësuesi të Kosovës me Mbretëreshën e Britanisë së Madhe.
Takimi kishte ndodhur në vitin 2015, shkruan arbresh.info.
Përveç Jahjagës, edhe ambasador i parë i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti ishte pritur nga Mbretëresha Elizabeta II.
“Në pritje te Naltmadhnia e Saj Mbretëresha Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar, si ambasador i Kosovës. Zyrtari i parë i Republikës së Kosovës që takoi sovranen britanike, e cila është në fron nga viti 1952”, kishte shkruar Hamiti në 2019./arbresh.info/