Gazeta Insajderi mëson se Fisnik Çitaku dhe Kujtim Isa janë dy anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që janë përfshirë sot në përleshjet që ndodhen gjatë procesit të zgjedhjeve të brendshme të LDK-së në Mitrovicë.
Fisnik Çitaku është anëtari i strukturave të LDK-së njëherit edhe zyrtar në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Mitrovicës. Ai ka qenë i përfshirë në përleshjen ku ka qenë prezent edhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndërsa Kujtim Isa është anëtari tjetër i LDK-së i përfshirë në përleshjen që ndodhi në Shipol pak orë pas përleshjes në degën e qendrës së LDK-së në Mitrovicë. Isa njëherit është zyrtar i lartë në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
LDK-ja sot ishte përgaditur që t’i zgjedh strukturat e brendshme të saj në degën në Mitrovicë. Mirëpo gjithçka kishte mbetur në gjysmë kur zyrtarë të LDK-së kishin filluar të përleshen njëri me tjetrin.
Gjatë kësaj përleshje ka qenë prezent edhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, mirëpo ai ka mashtruar opinionin publik duke thënë se nuk ka qenë prezent gjatë përleshjes së delegatëve të LDK-së në degën kryesore në Mitrovicë ku u mbajtën zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.
Në video ku shihen zyrtarët e LDK-së duke ofenduar njëri tjetrin dhe duke u grushtuar, ai shihet i ulur në skenë ku pritej të hapej procesi i votimit.
Hoti ka parë fyerjet dhe grushtet e bashkë partiakëve të tij, por prezencën e tij gjatë kësaj përleshje ai është duke e mohuar, shkruan Gazeta Insajderi.
Por të gjithë këtë ngjarje Hoti po thotë se nuk e ka parë.
Me një postim ku dy herë i ishte dashur ta përditësonte Hoti kishte thënë se ka qenë prezent vetëm në hapje por jo edhe kur ka filluar përleshje.
“Unë kam qenë vetëm në hapje të kuvendit dhe mandej jam larguar”, thuhet në statusin e përditësuar të Hotit.
Ndërsa në postimin e plotë Hoti ka shkruar se kryesia e degës në Mitrovicë do të njoftojë lidhur me këtë ngjarje.
“Sqarim: unë nuk kam qene prezent ne ngjarjen qe po raportohet si përleshje ne kuvendin e një nëndege në Mitrovicë. Për te gjitha detajet, Kryesia e Degës se
LDK-se ne Mitrovice do te njoftoje opinionin me një deklarate publike”, është ky postimi i pa përditësuar i Hotit.
Kandidatë për kryetar të degës së LDK-së në Mitrovicë janë Faton Peci dhe Safet Kamberi.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...