Pas një aksident të rëndë trafiku, që ndodhi dje në rrugën Lluçan, afër fshatit Dobrosin të Bujanocit, janë lënduar 6 nxënës të shkollës së mesme, ku dy prej tyre kanë humbur jetën.
Ndërsa, katër të tjerë janë dërguar për trajtim në spitalin e Nishit.
Lajmin e ka konfirmuar deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
“Ngjarje e tmerrshme vdekja e dy të rinjëve në fshatin Lluçan.Shuarje shpresë e shkaktim dhembje të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe të afërmit e viktimave, por për të gjithë qytetarët e komunës tonë. Allahu i lehtësoftë dhimbjen familjarëve të fëmijëve që humbën jetën. Lutemi që të mbijetuarit të shërohen e t’i përballojnë plagëve”, ka shkruar Kamberi./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...