Sot, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dekanëve të rinj në katërmbëdhjetë fakultetet e ndryshme të universitetit.
Sipas njoftimit, procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt, të qetë dhe ka rezultuar në zgjedhjen e suksesshme të dekanëve, shkruan Arbresh.info.
Dekanët e zgjedhur apo rizgjedhur në njësitë përkatëse akademike janë:
1. Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Violeta Nushi
2. Fakulteti i Arteve: Prof. Hazir Haziri
3. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: Prof. Arben Musliu
4. Fakulteti i Edukimit: Prof. Blerim Saqipi
5. Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: Prof. Florian Miftari
6. Fakulteti Ekonomik: Prof. Driton Balaj
7. Fakulteti i Filologjisë: Prof. Abdulla Rexhepi
8. Fakulteti Filozofik: Prof. Bekim Baliqi
9. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Prof. Isak Shabani
10. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: Prof. Mirlind Bruçi
11. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Prof. Florim Grajçevci
12. Fakulteti Juridik: Prof. Avni Puka
13. Fakulteti i Mjekësisë: Prof. Sefedin Muçaj
14. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Kajtaz Bllaca
UP bën të ditur se mandati i dekanëve të rinj fillon me 1 tetor 2024, me fillim të vitit të ri akademik.
“Universiteti uron dekanët e rinj për zgjedhjen dhe ju dëshiron sukses në përmbushjen e mandateve të tyre dhe në realizimin e misionit dhe objektivave të tij si një institucion lider në arsimin e lartë.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...