Gjykatës Supreme të Kosovës shumë shpejt do t’i shtohen edhe disa gjyqtarë të ri.
Kjo, pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), sot ka publikuar emrat e 12 gjyqtarëve, të cilët plotësojnë kushtet për pozitën e gjyqtarit në Supreme.
Mirëpo, për të marrë pozitën e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, 12 kandidatët-gjyqtarët do të njoftohen nga Komisioni për Vlerësim për hapat e mëtutjeshëm.
“Bazuar në nenin 6 par. 2 të Rregullores për procedurën e ngritjes në detyrë për gjyqtarë të KGJK-së nr. 01/2014, Paneli për shqyrtimin e aplikacioneve , përmes ZVVGJ-së publikon: Listën me emrat e kandidatëve /gjyqtarë të cilët i plotësojnë kushtet për pozitën gjyqtar në Gjykatën Supreme, sipas konkursit të brendshëm”, njofton KGJK.
Në mesin pretendentëve është edhe ish-kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi./arbresh.info
Më poshtë keni emrat e ri të 12 gjyqtarëve të Supremes:
Albert Zogaj
Delushe Halimi
Driton Muharremi
Fejzullah Rexhepi
Gani Avdiu
Kujtim Pasuli
Mahir Tutuli
Nehat Idrizi
Rafet Haxhaj
Ramiz Kuqi
Shpresa Hasaj – Hyseni
Tomislav Petrovic
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?