Këta banorë kanë telashe me ujë edhe në natën e ndërrimit të moteve

14:16 | 31 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Për më shumë se një javë, banorët e objektit banesor të investitorit “Canolli” në Fushë Kosovë, nuk kanë ujë. Pavarësisht se furnizohen nga puset, ata ankohen se investitori përkundër obligimeve në kontratë nuk po arrinë të përmbushë detyrimet që ka.

H.SH i cili është banor i kësaj ndërtese për më shumë se një vit ka thënë për arbresh.info se për shkak të mos furnizimit me ujë ka larguar familjarët nga banesa.

“Ka gati një javë që i kam larguar gruan dhe fëmijët nga ky objekt. Nuk ka ujë, është tmerr era është e padurueshme”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se furnizimi bëhet nga pusi.

“Uji nuk vie nga ujësjellësi, objekt është i ri dhe ende nuk është lidh, furnizimi bëhet nga një pus”, ka shtuar ai.

Edhe një banorë tjetër që nuk dëshiron t’i bëhet publik identiteti ankohet për mungesë të furnizimit me ujë.

“Ka nis edhe një lloj epidemie pa ujë që një javë”, ka thënë ai.

Ai po asht u ka thënë se mezi po bëjnë zgjidhje për ujë.

Menaxheri dhe investitori i nuk po marrin përgjegjësi për këtë. Për ujë të pijshëm po marrim në objekte tjera ndërsa për pastrim e për nevoja të tjera është tmerr”, ka thënë ai.

Por, pavarësisht këtyre ankesave menaxheri i këtij objekti banesor, Nexhat Ternava, thotë se banorët nuk kanë paguar shërbimet për kompaninë që mirëmbajtjen furnizimin me ujë.

“Kompania që e ka marrë për mirëmbajtje hapësirën publike, ashensorin dhe pompat e ujit, ndërsa ka heq dorë për shkak të mos pagesës”, ka shtuar ai.

Ndërsa ka thënë se në momentin që behët pagesat banorët do të marrin mirëmbajtje.

Ternava ka shtuar gjithashtu se kanë kërkuar kyqje në KUR por nuk i janë përgjigjur.

“Ne si kompani i kemi kryer procedurat e lejes ndërtimore dhe në kuadër të saj merret edhe pëlqimi prej KUR por ajo nuk është na është përgjigjur me ujë. Për këtë shkak ne kemi hapur një pus, pompat janë montuar që afër 2 vite dhe për mirëmbajtje është kompania e tretë me të cilën banorët nuk janë marrë vesh banorët”, ka shtuar ai.

Pavarësisht kësaj, banorët thonë se kryejnë në vazhdimësi obligimet, por që vetëm disa familje me kushte jo të mira sociale nuk paguajnë shërbimet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme