Në një video të rrallë të xhiruar nga Associated Press gjatë luftës në Kosovë, tregohet se si trajtoheshin gratë për t’u bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Xhirimet tregojnë stërvitjet e vajzave dhe grave të Kosovës pranë një fshati të Rahovecit.
AP transmeton se në historinë e shqiptarëve ka shumë gra të cilat kanë luftuar si burrat dhe ndaj për këtë popull fakt i tillë nuk është i jashtëzakonshëm.
Komandanti i UÇK-së me emrin e koduar si “Mësuesi” tregon se gratë e kanë të vështirë të trajnohen, por se kur trajnohen ato janë si burrat të forta në fushën e betejës.
Pranvera Bala, ish-luftëtare e UÇK-së, thotë se pas luftës dëshiron t’i ndjekë studimet universitare si të gjithë të rinjtë në botë.
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt