“Zyrtarët e Kosovës të mërkurën thanë se tre policë ishin arrestuar nga forcat serbe në rajonin e paqëndrueshëm verior, afër kufirit me Serbinë. Ndalimet mund të nxisin më tej tensionet në rajonin verior kryesisht me serbë të Kosovës, ku dhuna është ndezur javët e fundit”.
Kështu e fillon shkrimin mediumi prestigjioz Deutsche Welle në gjuhën angleze, i cili ndër tjerash kujton se në maj, serbët luftuan kundër policisë së Kosovës dhe anëtarëve të një misioni paqeruajtës të NATO-s në qytetin verior të Zveçanit.
Dhe ngjarja e së mërkurës, ku tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar nga forcat serbe në veri të vendit është bërë top lajm edhe në media të ndryshme botërore, përcjell Telegrafi.
🇽🇰 🇷🇸 Three #Kosovo police officers were detained by #Serbian forces on Wednesday, as the countries accused each other of crossing the border illegally.
The arrests come amidst renewed tensions between the former wartime foes as @VedikaBahl reports ⤵️ pic.twitter.com/fIUKcdF11O
— FRANCE 24 English (@France24_en) June 15, 2023
Kështu, përveç DW, rreth kësaj ngjarje ka raportuar edhe Reuters, sipas të cilit tre policë të Kosovës u “arrestuan” nga forcat serbe të mërkurën, por zyrtarët nga Kosova dhe Serbia dhanë lokacione të ndryshme për arrestimin, duke akuzuar njëri-tjetrin për kalim të paligjshëm të kufirit.
Një vëmendje të veçantë ngjarjes i ka dhënë edhe Associated Press, i cili medium ka vënë theksin në faktin se incidenti i fundit ngre ashpër tensionet midis dy vendeve
AP kujton se Serbia i kishte vendosur trupat e saj në kufi në gjendjen më të lartë të gatishmërisë mes një serie përleshjesh të fundit midis serbëve të Kosovës nga njëra anë dhe policisë së Kosovës dhe paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO nga ana tjetër.
Ndërsa Al Jazeera, ka sjellë një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas së cilës ai fajësoi Serbinë për rrëmbimin e burrave dhe kërkoi lirimin e tyre.
“Ai tha se ata u arrestuan 300 metra brenda territorit të Kosovës afër kufirit”, shkruan ndër tjerash Al Jazeera.
Lidhur me këtë ngjarje, gjithashtu kanë shrkuar edhe media të tjera prestigjioze si Zëri i Amerikës, Fox News, Euronews, Anadoly Agency, Al Arabya dhe jo vetëm.
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...