Kështu prehen pulat në tregun e gjedheve, bizneset afër ankohen (FOTO)

10:33 | 31 Gusht 2017
Arbresh.info

Shumë besimtarë myslimanë kanë zgjedhur që të prejnë pula për ditën e Kurban Bajramit.

Ekipi i Arbresh.info ka qëndruar sot në tregun e gjedheve në Kodrën e Trimave në Prishtinë për të parë se si po shkon shitja e kurbanëve për këtë festë.

Mirëpo, pavarësisht interesimit të madh për kurbanë, qytetarë të shumtë kanë vendosur të prejnë pula dhe kjo po bëhet në kushte aspak të mira.

Pronarë të disa bizneseve aty afër të cilët kanë dashur të mbeten anonimë janë ankuar për këtë gjendje.

Të gjithë besimtarët myslimanë në botë nesër festojnë Kurban Bajramin./arbresh.info/

21277922_1610808672265076_763738666_o 21245932_1610808675598409_601015801_o 21247673_1610808678931742_1547763443_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme