Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu në një postim në “Facebook”, ka publikuar grafitet nga shtatë komunat me të mëdha në Kosovë, me përbërjen e asambleve komunale, sipas rezultateve aktuale.
“Kjo mund të jetë përbërja e asambleve komunale në shtatë komunat më të mëdha të vendit, sipas rezultateve aktuale”, ka shkruar Kryeziu
Sipas këtyre grafitive në Prishtinë prinë Lëvizja Vetëvendosje me 17 ulëse, e pasuar nga LDK-ja me 15 ulëse dhe PDK-ja me 6 ulëse. AKR-ja ka 4 ulëse, LB 2 ulëse, ndërsa Alternativa dhe Nisma nga 1 ulëse, përcjel “Zeri.info”.
Në Prizren prin PDK-ja me 13 ulëse, LVV-ja dhe LDK-ja me nga 7 ulëse, Nisma 4 ulëse, KDTP dhe AAK me nga 3 ulëse, NDS dhe VAKAT me nga 2 ulëse.
Në Pejë prin LDK-ja me 14 ulëse, e pasuar nga AAK-ja me 10 ulëse, LVV-ja me 5 ulëse, PDK4 dhe Alternativa e Nisma me nga 1 ulëse.
Edhe në Gjilan prin LDK-ja me 12 ulëse, LVV-ja me 7, PDK-ja me 6, AAK-ja me 4 ulëse, Nisma dhe AKR-ja me nga 2 ulëse, KDTP dhe LQV me nga 1 ulëse.
Kurse në Gjakovë prinë AAK-ja me 9 ulëse, Alternativa me 6. LVV-ja dhe PDK-ja me nga 5 ulëse, LDK-ja me katër, PSHDK-ja me tre ulëse, Nisma me dy dhe AKR-ja me një ulëse, përcjell “Zeri.info”.
Ndërsa në Ferizaj prinë PDK-ja me 13 ulëse, e pasuar nga LDK-ja me 11 ulëse, LVV-ja 7 ulëse, AAK-ja 5, Nisma dhe AKR-ja me nga 2 ulëse dhe IQ me 1 ulëse.
Në Mitrovicë prin PDK-ja me 11 ulëse e pasuar nga LDK-ja me 8 ulëse, LVV-ja dhe AKR-ja me nga 6 ulëse, AKR-ja me 2 dhe Nisma e PD me nga një ulëse.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”