Terminali i vjetër i Aeroportit ndërkombëtarë të Prishtinës mund të kthehet në qendër spitaliore portative për t’i trajtuar të prekurit me Covid-19 në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Sipas tij, rritja e numrit të të infektuarve me covid-19, kërkon shtim të kapaciteteve të reja në mënyrë që të ofrohet shërbim për të gjithë qytetarët që preken nga ky virus.
“Jemi në analizim se çfarë mund të shfrytëzojmë si institucione publike. E kemi pjesën e vjetër të Aeroportit të Prishtinës, e kemi qendrën 1 tetori, e kemi mundësi shfrytëzimi qendrën e trajnimeve dhe Panaireve që lidhet me Obiliqin, është qendra Inovative në Prizren, po ashtu Aeroporti i ri i Gjakovës. I kem këto pika për të cilat ekspertët tanë jan duke shikuar se sa shpejtë mund të vihen në funksion”, ka bërë të ditur Zemaj.
Në vijim sjellim pamje nga shtete të tjera që kanë qenë të detyruara të zgjerojnë kapacitetet në mungesë të shërbimeve brenda spitalore.
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...
Përkujtohen viktimat e cunamit në Oqeanin Indian
KPK nesër mban mbledhje
Ismaili: Rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë rreth 4.3...
Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në veri, policia h...