Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 22 tetor të këtij viti. Edhe pse duket se ka mjaft kohë deri atëherë, kur dihen specifikat e votimit nga diaspora, mund të thuhet se zgjedhjet janë në prag.
Kjo, për faktin se aplikimin që u mundëson të drejtën që të marrin pjesë në zgjedhje, “qytetarët jorezidentë” të Kosovës, pra mërgimtarët, mund ta bëjnë vetëm deri më 23 gusht.
Ky aplikim ka filluar nga 17 korriku dhe albinfo.ch ka njoftuar lexuesit e saj me kohë.Siç dihet tashmë, prejse kanë filluar të mbahen zgjedhjet në Kosovën e pasluftës, diaspora, përkundër vullnetit të saj të shprehur zëshëm, ka qenë pothuaj e përjashtuar nga mundësia për të ushtruar të drejtën e saj elektorale.
Në zgjedhjet e parakohshme nacionale, të mbajtura më 11 qershor është shënuar një hap pozitiv në këtë drejtim por ende i pamjaftueshëm.
Në mënyrë që sa më shumë bashkatdhetarë të mund të përfitojnë nga afati që ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pika për Zvicër e Lëvizjes Vetëvendosje ka përpiluar një skemë grafike që ua lehtëson këtë veprim.
Ju mund t`i shikoni dhe shkarkoni skemat që po i prezantojmë në vijim. Ndërsa udhëzimet dhe formularin mund t`i merrni në linkun e KQZ-së.
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga ame...
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup
Derisa Rodri po e lufton FIFA-n, Jules Kounde po vendos reko...