Kështu feston Prishtina Ditën Botërore të Librit

13:13 | 23 Prill 2016
M. A.

Me aktivitete të shumta, Prishtina po feston Ditën Botërore të Librit. Përgjatë shesheve të kryeqytetit, qytetarët dhe dashamirët e librit do të shohin libra kudo, madje edhe në qiellin e hapur, raporton arbresh.info

Dita e Librit, Prishtina, Libri, Lexim (5)
Dita e Librit, Prishtina, Libri, Lexim (1)
Në sheshin “Nënë Trereza”, organizata joqeveritare ETEA me mbështetjen Ambasadës Amerikane, Drejtorisë së Kulturës dhe asaj të Arsimit nga Komuna e Prishtinës – me qëllim falënderimi ndaj mirësisë qe sjellin librat ka organizuar Festivalin e Librit ’16.


Dita e Librit, Prishtina, Libri, Lexim (2)

Ky festival u përcoll me aktivitete të ndryshme si recitim, aktrim, pikturim e muzikë.

Dita e Librit, Prishtina, Libri, Lexim (3)
Dita e Librit, Prishtina, Libri, Lexim (4)

Ndërsa në sheshin “Zahir Pajaziti”, ARTPOLIS organizoi panairin lokal të librit më ç’rast përgjatë Panairit të librit biblioteka e qytetit “Hivzi Sylejmani”, bëri  regjistrimin pa pagesë për të gjithë qytetarët e interesuar.

Dita e Librit, Prishtina, Libri, Lexim (9)
Dita e Librit, Prishtina, Libri, Lexim (8)
Dita e Librit, Prishtina, Libri, Lexim (7)

Poashtu qytetarët kishin mundësi të ndërronin librin që kanë lexuar me një libër të ri.

Dita e Librit, Prishtina, Libri, Lexim (6)
Dita ndërkombëtar e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore.

Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme