Kështu festojnë Vidovdanin serbët në Gracanicë

12:10 | 28 Qershor 2020
L G

Disa banorë serb në Graçanicë, janë mbledhur për të festuar festën e Vidovdanit.

Në foton e siguruar nga arbresh.info, shihen shumë qytetarë serbë të mbledhur në rrugët e Graqanicës për të festuar këtë festë.

Ani pse, rreziku i përhapjes së pandemisë Covid-19, nuk ka kaluar, asnjë nga ta nuk kanë të vendosur maska.

Forca të shtuar të Policisë së Kosovës shihen duke mbikëqyrur situatën, për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm, raporton arbresh.info.

Ndryshe, Vidovdani është festë fetare serbe që festohet më 28 qershor (sipas kalendarit gregorian) ose më 15 qershor (sipas kalendarit julian) në përdorim nga ortodoksët serb për të nderuar Shën Vitusin.

Kisha serbe e cilëson atë si një ditë përkujtimore për Shën Princ Lazarin dhe dëshmorët e shenjtë të Serbisë, të cilët gjatë luftës epike të Kosovës kundër Perandorisë Osmane, më 15 qershor 1389 (sipas kalendarit Julian).

Në këtë ditë para ngritjes së diellit, njerëzit vizitojnë burimet dhe pastrojnë fytyrat e tyre. /arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme