Ekipet lëvizëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sot kanë dalë në terren për të ua mundësuar të votojnë nga shtëpia personave që janë të infektuar me koronavirus.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar se janë kontaktuar rreth 500 persona në Podujevë dhe pothuajse gjysma prej tyre kanë shprehur vullnetin për të votuar përmes ekipeve lëvizëse, raporton Arbresh.info.
“Komisioni Komunal i Zgjedhjeve ka kontaktuar me qytetarët me të drejtë vote nga komuna e Podujevës të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv me COVID-19. Janë kontaktuar rreth 500 persona dhe pothuajse gjysma e tyre kanë shprehur vullnetin e tyre për të votuar përmes ndonjërit nga ekipet lëvizëse që ditën e diele do t’i dërgojmë në adresat e këtyre votuesve”, ka thënë Elezi të shtunën.
Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se në Mitrovicën e Veriut janë kontaktuar 21 persona.
“Ndërkaq, në Mitrovicën e Veriut janë kontaktuar 21 persona dhe shumë prej tyre deri më tani kanë shprehur vullnetin për të votuar. Të gjithë personat të cilët janë kontaktuar nga Komisionet Komunal të Zgjedhjeve të këtyre dy komunave, i takojnë listës zyrtare të cilën e kemi pranuar”, ka thënë Elezi.
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...