Sot pritet të hapet linku për termine në Ambasadën Gjermane në Kosovë.
Ambasada ka njoftuar se lista e pritjes për caktimin e terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë për muajin tetor do të hapet sot, më 7 tetor, në orën 14:00.
Linku për caktim të terminit hapet duke klikuar këtu: TERMINET.
Ndërsa hapat që duhet t’i plotësoni për të aplikuar për vizë turistike janë këto:
Rezervimi i terminit është pa pagesë!
të dhënat personale të aplikuesit/aplikueses (ndër tjerash numri i pasaportës së udhëtimit)
– një e-mail adresë e vlefshme, e cila mbetet e vlefshme deri në paraqitjen tuaj në termin dhe në të cilën ju personalisht keni qasje
1. Ju lutemi të shenoni të gjitha të dhënat sikurse janë në pasaportën e udhëtimit.
2. Ju lutemi caktoni një termin për secilin/ën aplikues/e*, kjo vlenë edhe për fëmijë të mitur!
3. Ju keni të drejtë të caktoni një termin vetëm për një arsye të udhëtimit.
Ju lutem klikoni tani në “weiter” për të vazhduar rezervimin e terminit.
Viza Shengen
Ju lutemi vini re që për shkak të kufizimeve të udhëtimit të shkaktuara nga pandemia, aktualisht drejt Gjermanisë mund të udhëtojnë vetëm personat, të cilët
posedojnë një një dëshmi mbi vaksinimin e plotë kundër Covid-19 me një nga vaksinat e lejuara EMA (aktualisht BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria – secila nga dy doza, JohnsontiJohnson/Janssen – një dozë) – doza e fundit e vaksininës duhet të jetë marrë në së paku 14 ditë më parë.
ose
mund të dëshmojnë që për ata vlenë njëra nga përjashtimet e kufizimeve aktuale të udhëtimit (dëshmitë duhet të sillen me vete me rastin e parashtrimit të kërkesës për vizë).
Ju lutemi rezervoni një termin vetëm nëse për ju vlenë njëra nga alternativat e përmendura!
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...