Google ADS

Kështu do të ulën deputetët e partive politike në sallën e Kuvendit (FOTO)

15:15 | 25 Korrik 2017
M. A.

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është vendosur lidhur me uljen e deputetëve të subjekteve politike në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku mbahen seancat plenare.

Shefi i informimit në Kuvend Musli Krasniqi i ka thënë ‘arbresh.info’ se ulëst në Kuvend janë radhitur kështu:

“Deputetët e PDK-së, AAK-së dhe NISMË-s të ulen në qendër të sallës, Vetëvendosje do të ulet në anën e djathtë të sallës, aty ku ishin të ulur deputetët e LDK-së, derisa LDK-ja do të ulet në anën e majtë, aty ku ishin të ulur deputetët e VV-së”, tha ai.

Ndërsa minoritete do të ulën në fund të sallës, aty ku kanë qenë edhe më herët.

Kryesia po ashtu ka caktuar datat 26, 27 dhe 28 korrik për regjistrimin e deputetëve./Arbresh.info

20394549_10155429529245692_1226498965_o

20394900_1575946072418003_676048209_o

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme