Është mbyllur zyrtarisht numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Pasi janë numëruar votat nga diaspora, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta, KQZ do të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe më pas certifikimin e tyre.
Në bazë të këtyre të dhënave (rezultateve preliminare, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta) shpërndarja e mandateve do të jetë si më poshtë:
LVV – 58 deputetë
PDK – 19 deputetë
LDK – 15 deputetë
AAK – 8 deputetë
Lista Serbe – 10 deputetë
KDTP – 2 deputetë
IRDK – 1 deputet
Vakat – 1 deputet
PDAK – 1
UZ-AH – 1
NDS – 1
JGP- 1
NISMA, sipas rezultateve nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor.
Për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës, liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit i nevojitet një koalicion vetëm me partitë minoritare jo-serbe.
Rezultati mund të ndryshojë vetëm te mandatet e partive minoritare, pasi KQZ të përditësojë rezultatin pasi u rinumëruan të disa qindra kuti të votimit.
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e...
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për “vrasje të mbetur në t...
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Një raketë e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, duke plagos...
Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjerma...
Debat i ashpër mes Xuxit, Gresës e Rovenës për Gjestin dhe X...