Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga 21 shkurti deri më 25 shkurt, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.
Sipas këtij instituti, nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.
“Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë”, thuhet nga ky institut.
Njoftimi i plotë:
Parashikimi i motit për pesë ditë (21 – 25 shkurt 2022)
Java fillon me mot të mirë dhe me temperatura të ngjashme me ditët e fundit.
Në juglindje dhe lindje të vendit ka mundësi të ketë riga shiu. Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.
Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë.
Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave.
Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s. /arbresh.info/
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë