Një front i dobësuar i ftohtë do të kalojë në lindje të rajonit, që gjatë orëve të natës së të enjtes dhe të premten në mëngjes do të sjellë vranësira kalimtare mbi Kosovë, parashikon Prishtina Weather.
“Nesër pasdite vonë rreth viseve malore priten mundësi për reshje të izoluara shiu me bubullimë”, sipas shërbimit të meteorologjisë.
PW bën të ditur se “vala e të nxehtit nga Afrika veriore do të vazhdojë të shtrihet mbi rajon edhe gjatë ditëve të fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, duke rritur temperaturat mbi vlera mesatare, por që do të jenë rreth vlerave më të larta të regjistruara edhe në të kaluarën”.
Parashikimi për datat 9-10 gusht:
9.08.2019 – Shumë nxehtë. Herët në mëngjes me vransira kalimtare, e gjatë ditës kryesisht me diell. Rreth viseve malore në veri të vendit mundësi për reshje të izoluara shiu. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-9m/s. Indeksi UV: 8.
10.08.2019 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-5m/s. Indeksi UV: 8.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...