Google ADS

Kështu do të jetë moti dy ditët e ardhshme

07:01 | 26 Qershor 2020
Arbresh.info

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat ditën e shtunë, parashihen të shoqërohen me riga të izoluara shiu, kurse dita e premte parashihet të jetë kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme