Sot u bën 20 vite që nga rënia heroike e dëshmorit, Shkëlzen Haradinaj.
E në nderim të tij është realizuar edhe një shtatore e bronztë, ku në krah Shkëlzeni mban dy fëmijë.
Shtatorja pritet të vendoset pas disa ditësh, e ish-bashkëluftëtari i tij, Shpëtim Selmanaj ka treguar se si do të duket ajo, transmeton Indeksonline.
Në një fotografi të publikuar në Facebook, Selmanaj ka pozuar bashkë me deputetin, Daut Haradinaj, njëherësh vëllain e Shkëlzenit.
“Tash që 20 vite kanë kalu, në bronzë po t’sjellim me të pa sa herë na merr malli, me 2 fëmijë në duar si liria, që kish trishtimin në më t’vështirat ditë por gëzimin pas çdo fitore për ditë të mira”, shkruajti ndër të tjerash Selmanaj.
Postimi i plotë:
Ardhjen e pranverës pas një shekulli acar me gjak e pushkë lajmin na e solle, Shkëlzen urtak e trim i rrallë, nuk re, u ngrite, lartësove, përjetësove.
Tash që 20 vite kanë kalu, në bronzë po t’sjellim me të pa sa herë na merr malli, me 2 fëmijë në duar si liria, që kish trishtimin në më t’vështirat ditë por gëzimin pas çdo fitore për ditë të mira.
Këmbët e zemrën i ke këtu, sytë t’i lëmë kah Shqipëria, testamentin e dashnisë për komb e Kosovë sot ta vazhdon edhe fëmija. Luani i dytë mes luanëve tjerë. Krenarinë që na le ngjitur me lavdinë tënde.
Rruga jote po vazhdon…
Pusho i qetë, Shkëlzen Haradinaj me shokë!
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare