Kështu do jetë moti në dy ditët e ardhshme

18:22 | 16 Nëntor 2021
L G

Mot pothuajse i njëjtë do vazhdojë të mbretërojë në vendin tonë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës (IHK) temperaturat minimale do lëvizin nga 1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 12 gradë, shkruan arbresh.info.

“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës parashihte mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, njofton IHK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme