Google ADS

Kështu do jetë moti gjatë kësaj jave

11:34 | 3 Janar 2021
L G

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Kështu njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet nga ky institut.

Ndërsa, edhe gjatë ditëve tjera pritet të ketë reshje të shiut.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në 7 gradë Celcius, ndërsa ato më të ultat deri në -3.

Në vikend paralajmërohen edhe reshje të borë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme