Ditëve të ardhshme shi i dobët, në fundjavë mundësi për borë të dobët. Pas motit të butë që po mbretëron ditëve të fundit, nga Atlantiku fusha ciklonike jostabile do të depërtojnë mbi Itali ditëve të ardhshme, ndërsa masa më të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit gradualisht do të fillojnë të shtrihen nga rajoni ynë, që do të zbresin temperaturat rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.
Temperaturat e ajrit gradualisht do të zbresin rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga +2C deri +3C, e ato maksimale nga 6C deri në 7C, e ditëve të fundjavës minimalet do të zbresin në -2C deri 0C, e ato maksimale në 3C deri 4C.
Dy ditëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët, e ditën e enjte gjatë mbrëmjes vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Reshje nëpër lokalitete mund të vazhdojnë edhe ditën e premte.
Në fundjavë do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët, të shtunën paradite me reshje të përziera shiu dhe bore, e gjatë ditës së diel në mbrëmje vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore.
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...