Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron i cili tha se Franca ka pezulluar liberalizmin e vizave për Kosovën.
Ajo shkruan se çfarë po bëjnë përfaqësuesit e BE-së, në lidhje me Kosovën është e turpshme dhe se me këto veprime po e dëmtojnë reputacionin e vendit.
“Ajo që po bëjnë përfaqësuesit e BE-së në lidhje me Kosovën është absolutisht e turpshme. Ata po e bëjnë BE-në të duket qesharake dhe po e dëmtojnë reputacionin e saj.Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Dhe përsëri një vend vjen dhe përpiqet të ndryshojë rregullat në momentin e fundit dhe të bllokojë gjithçka. Është pikërisht kjo sjellje joevropiane që po na shkakton gjithë telashet që po përjetojmë. Putin & Company janë të lumtur për këto lojëra budallaqe që na dobësojnë në vend që të na forcojnë”, shkruan ajo në platformën “X”, shkruan Arbresh.info
Sipas saj as Macron nuk është më io mirë se Vuçiq, pasi me këto sjellje po e destabilizon situatën në Kosovë.
“Macron me këtë sjellje po destabilizon situatën në Kosovë. Ti nuk je më i mirë se Vuçiq. Ndaloni menjëherë këtë sjellje të trashë, anti-evropiane. Emmanuel Macron, a dëshiron të jesh një burrë shteti i madh evropian? Pra veproni ashtu”, shkruan ajo.
e EU look ridiculous and damaging its reputation. #Kosovo has fulfilled all the criteria for visa liberalisation. And again some country comes along and tries to change…
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) October 17, 2023
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Tiranë më 17 tetor se Franca bëri një “gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovë”.
“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.
Nga disa media në Kosovë dhe Shqipëri është raportuar se Macroni ka deklaruar në Tiranë se Franca ka suspenduar vendimin për liberalizimin e vizave.
Agjencia franceze e lajmeve, AFP, lidhur me deklaratën e Macronit në Tiranë për vizat, tha se me këtë “ai e ka kërcënuar Kosovën me zhbërjen e vendimit të vizave”.
Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
Macron foli për vizat në Tiranë duke e ndërlidhur situatën politike mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë konferencës për media në Shqipëri, ai tha se ka ndjekur rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që të dyja palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën.
“Është përgjegjësi e [presidentit të Serbisë, Aleksandar] Vuçiqit t’i dënojë prerazi sulmet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në kthimin e qetësisë në kufi. Dhe, në etapat e ardhshme ajo që presim nga autoritetet, nga të dyja palët është e thjeshtë: Riorganizimi i zgjedhjeve në komunat e banuara me shumicë serbe, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje e institucione, krijimi i asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që Vuçiqi të jetë i përgjegjshëm dhe të njëjtën gjë pres edhe nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës”, tha Macron.
Mediumi francez sqaron deklaratën e Macronit në Tiranë për pezullimin e vizave për Kosovën
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...