Këshilltarja e kryeministrit, Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani është ndaluar për herë të dytë mga forcat policore serbe në Muçibabë.
Këtë e bëri të ditur Sinani përmes një postimi në Facebook, ku njoftoi se ndalesa ishte bërë mbrëmë rreth orës 21:00, pa asnjë sqarim e asnjë arsyetim, shkruan Arbresh.info.
“Mbrëmë rreth orës 21:00 në vendkalimin e njëjtë kufitar me Republikën e Kosovës, Muçibabë, përsëri u ndalova nga policia kufitare serbe. Për herë të dytë brenda të njëjtës ditë. Jo vetëm duke e lëshuar Serbinë, por edhe duke hyrë. Këtë herë periudha kohore ishte më e shkurtër se në orët e mëngjesit të djeshëm. Edhe kësaj radhe pa asnjë sqarim e arsyetim! Thjeshtë ndalesë!”, ka shkruar Sinani.
Tutje ajo ka shkruar se kjo është Serbia për pakicat kombëtare.
“Kjo është Serbia me të cilën si shqiptarë të Luginës së Preshevës ballafaqohemi çdo ditë. Kjo është Serbia për pakicat kombëtare.”, përfundoi ajo. /Arbresh.info
Lexo edhe:
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...