Google ADS

Këshilltarja e BE-së: Sanksionet ndaj Serbisë duhej të ishin vendosur me kohë, të largohen ato ndaj Kosovës

22:01 | 10 Gusht 2023
E.H

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar ndaj deklarataës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili ka thënë se sanksionet ndaj Serbisë do të duhej që të ishin vendosur shumë kohë me parë.

Me anë të një postimi në Twitter, Schneeberger ka thënë se sanksionet ndaj Kosovës duhet të largohen menjëherë, përcjell Arbresh.info/

“Mirëmëngjesi Evropë. Sanksionet ndaj Serbisë duhet të ishin vendosur shumë kohë më parë dhe ato kundër Kosovës duhet të hiqen sa më parë”, ka shkruar ajo.

Më tutje ajo pati një pyetej për zyrtarët evropian “pra, sulmi dhe plagosja e ushtarëve të KFOR-it është sjellje në përputhje me vlerat tona evropiane?”.

“Jam i tronditur nga vlerat e supozuara evropiane që disa zyrtarë të BE-së po përfaqësojnë këtu”, ka theksuar ajo.

Ndërkoha ajo shtoi se provokimin dhe përshkallëzimin, vijnë nga propaganda ruse./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme