Këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Artan Behrami i ka reaguar sot ambasadorit gjerman në Prishtinë, Christian Held.
Behrami i ka reaguar ambasadorit, pasi që ai deklaroi se i emëruari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të çojë në një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të dy shtetet.
Këshilltari i presidentit thotë se me emërimin e Lajcakut, është legjitimuar qasja e mos njohjes së Kosovës nga pesë shtete të BE’së.
Ai thotë se dialogu duhet të zhvillohet negociatorët që njohin si Kosovën ashtu edhe Serbinë.
Which dialogue @GermanAmbKOS ? With the appointment of Lajcak you have legitimised non-recognition approach of the 5 by the whole EU. Dialogue must be conducted by negotiators that recognise both: Kosovo and Serbia. Not just one-side. https://t.co/GRLHzRD2gV
— Artan Behrami (@artanbehrami) March 23, 2020
Held ka shkruar sot në Twitter se Gjermania mirëpret emërimin e Lajçakut në këtë pozitë, duke shkruar se ai do të drejtojë një dialog të strukturuar dhe thelbësor në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Gjermania mirëpret emërimin e Miroslav Lajcak, që në emër të Bashkimit Evropian do të drejtojë një dialog të strukturuar dhe thelbësor, që çon në zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme. Si përfaqësues i BE-së ai do të veprojë dhe do të flasë për Gjermaninë dhe të gjithë shtetet anëtare. Mbani në mend Gjermania është Bashkimi Evropian, gjithashtu, BE-ja është Gjermania”, ka shkruar Held.
Dita Ndërkombëtare e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetar...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gjermani?
Tifozët e Al Hilal thërrasin emrin e Messit gjatë ndeshjes m...
Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro...
Mazgit, policia gjen në një veturë marihuanë në vlerë rreth ...
Arrestohen dy persona për posedim të marihuanës në Prishtinë