Këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës, Adil Behramaj thotë se Presidentin, kryeparlamentarin dhe kryeministrin i zgjedhin deputetët e Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit, jo direkt populli.
Sipas tij, deputetët sërish mund ta zgjedhin Qeverinë e re, pa shkuar fare në zgjedhje, nëse ky është vullnet i tyre si përfaqësues të popullit.
Por, Behramaj, thotë se te partitë politike dhe grupet e interesit, ky është proces i pluralizmit dhe lojë e lirë mes forcave shoqërore për përhapje sa më të madhe të interpretimeve të tyre.
Në Kosovë nuk kemi as Zgjedhje Presidenciale, as Qeveritare. I kemi Zgjedhjet e Përgjithshme prej nga dalin deputetët si përfaqësues të popullit në Kuvendin e Kosovës. I kemi edhe Zgjedhjet Lokale prej nga dalin kryetarët e komunave dhe asamblistët si përfaqësues të popullit në Kuvendet Komunale. Presidentin, kryeparlamentarin dhe kryeministrin i zgjedhin deputetët e Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit, jo direkt populli./arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Në Kosovë nuk kemi as Zgjedhje Presidenciale, as Qeveritare. I kemi Zgjedhjet e Përgjithshme prej nga dalin deputetët si përfaqësues të popullit në Kuvendin e Kosovës. I kemi edhe Zgjedhjet Lokale prej nga dalin kryetarët e komunave dhe asamblistët si përfaqësues të popullit në Kuvendet Komunale. Presidentin, kryeparlamentarin dhe kryeministrin i zgjedhin deputetët e Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit, jo direkt populli. Deputetët ia kanë besuar pushtetin ekzekutiv Albin Kurtit si kryeministër dhe ata, po ashtu, ia morën atë me votëbesim. Me 66 vota të deputetëve është bërë kryeministër dhe me 82 vota të deputetëve është zhbërë. Kushtetuta, ligjet, rregulloret dhe procedurat janë themel i demokracisë sonë. Dhe, deputetët sërish mund ta zgjedhin Qeverinë e re, pa shkuar fare në zgjedhje, nëse ky është vullnet i tyre si përfaqësues të popullit. Por, te partitë politike dhe grupet e interesit, ky është proces i pluralizmit dhe lojë e lirë mes forcave shoqërore për përhapje sa më të madhe të interpretimeve të tyre politike.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist