Këshilltari i ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, e quan Kurtin kontradiktor.
Përmes një postimi në Facebook, Behramaj thotë se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti duhet të shkoj në Hagë dhe të dëshmoj për akuzat 20 vjeçare që i ka bërë kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Sipas tij, Kurti me vete duhet të marrë edhe ata persona që u bënë figura politike, duke akuzuar Thaçin e Veselin, raportona arbresh.info .
“Të gjithë e dimë që Albin Kurti është njeri kontradiktor. Por, sa provon tash me performancë politike të arsyetohet e përfitojë̈, më së miri do të ishte sikur të nisej menjëherë drejt Hagës. Po, po, le të shkojë dhe le të dëshmojë̈ për akuzat 20 vjeçare kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit”, ka shkruar Behramaj.
Ai, thotë se tashmë ka përfunduar kauza e Kurtit dhe duke “Kënduar kundër Thaçit e Veselit nuk mund të bëhet kryeministër, për këtë sipas tij edhe po ambientohet me rrethanat, duke aluduar në konferencën e thirrur nga Kurti të dielën, ku foli për arrestimet dhe aktakuzat e Gjykatës Speciale.
“Le t’i merrë me veti edhe të tjerët, që u bënë figura politike duke i akuzuar ata dhe duke abuzuar me lirinë e shprehjes. Shkoni së bashku, sepse as kauzë më nuk ju ka mbetur. Duke “kënduar” kundër tyre nuk mund të bëhet më kryeministër, prandaj po ambientohet me rrethanat e reja. Është shumë i rëndësishëm krijimi i unitetit politik, megjithatë ai nuk mund të krijohet përderisa liderët politikë nuk mund t’i sakrifikojnë as egot personale, se lëre më interesat partiake”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist